Zhvillimi i ekonomisë së tregut në Shqipëri në vitet e fundit është intensifikuar ndjeshëm,
gjë që u dedikohet sidomos privatizimeve dhe investimeve të huaja në sektorin
bankar. Në këtë kontekst, përkthimi i termave bankare nga gjuhët e huaja kryesore, si dhe
shpjegimi i tyre merr një rëndësi të dorës së parë.
Ky fjalorth i terminologjisë bankare gjermanisht-frëngjisht-italisht-anglisht-shqip, i cili
përmban rreth 1200 terma për secilën gjuhë, ka si qëllim t’u përcjellë të interesuarve –
kryesisht nxënësve të shkollave ekonomike, studentëve të shkencave ekonomike, por edhe
nëpunësve të bankave – njohuritë gjuhësore bazë të terminologjisë bankare në gjuhët e
lartpërmendura, të shoqërura me një shpjegim të shkurtër mbi përmbajtjen e tyre.
Fjalori ka si pikënisje gjermanishten, d.m.th. që lemat nistore, sinonimet dhe antonimet
mundshme të dhëna në kontekste të ndryshme janë në shumicën e rasteve në gjuhën
gjermane. Megjithatë, në rastet kur termat përdoren në gjermanishte pa u përkthyer, ato
jepen në gjuhën angleze, – si gjuhë ekonomike botërore – apo edhe në atë frënge. Duke qenë
se si bazë e fjalorit u mor terminologjia e tregut financiar dhe monetar zviceran, shpjegimet
bazohen kryesisht në ligjet dhe rregullat ekonomike të sektorit bankar dhe të bursës në
Konfederatën Zvicerane. Për hartimin e Fjalorit u shfrytëzuan materiale të publikuara nga
bankat zvicerane, të cilat u përpunuan dhe u zgjeruan më tej. Për ndryshimet e mundshme
gjuhësore terminologjike midis gjermanishtes zvicerane dhe gjermanishtes letrare janë dhënë
në çdo rast shënimet e nevojshme. Përkthimi i termat në gjuhën shqipe u krye duke marrë në
konsideratë termat gjegjëse të tyre në praktikat e zakonshme të bankave në Shqipëri, në
rastet kur ato ekzistojnë.
Për kritika, sugjerime, plotësime dhe korrigjime, për të cilat unë ju jam mirënjohës,
drejtohuni në adresën time të postës elektronike dritan.halili@gmx.de. Shumë faleminderit.
Dritan Halili
Fjalorth shpjegues i terminologjisë bankare
GJERMANISHT - FRËNGJISHT - ITALISHT - ANGLISHT - SHQIP
me rreth 1200 terma
Parathënie
Zhvillimi i ekonomisë së tregut në Shqipëri në vitet e fundit është intensifikuar ndjeshëm, gjë që u dedikohet sidomos privatizimeve dhe investimeve të huaja në sektorin bankar. Në këtë kontekst, përkthimi i termave bankare nga gjuhët e huaja kryesore, si dhe shpjegimi i tyre merr një rëndësi të dorës së parë.
Ky fjalorth i terminologjisë bankare gjermanisht-frëngjisht-italisht-anglisht-shqip, i cili përmban rreth 1200 terma për secilën gjuhë, ka si qëllim t′u përcjellë të interesuarve kryesisht nxënësve të shkollave ekonomike, studentëve të shkencave ekonomike, por edhe nëpunësve të bankave njohuritë gjuhësore bazë të terminologjisë bankare në gjuhët e lartpërmendura, të shoqërura me një shpjegim të shkurtër mbi përmbajtjen e tyre.
Fjalori ka si pikënisje gjermanishten, d.m.th. që lemat nistore, sinonimet dhe antonimet mundshme të dhëna në kontekste të ndryshme janë në shumicën e rasteve në gjuhën gjermane. Megjithatë, në rastet kur termat përdoren në gjermanishte pa u përkthyer, ato jepen në gjuhën angleze, si gjuhë ekonomike botërore apo edhe në atë frënge. Duke qenë se si bazë e fjalorit u mor terminologjia e tregut financiar dhe monetar zviceran, shpjegimet bazohen kryesisht në ligjet dhe rregullat ekonomike të sektorit bankar dhe të bursës në Konfederatën Zvicerane. Për hartimin e Fjalorit u shfrytëzuan materiale të publikuara nga bankat zvicerane, të cilat u përpunuan dhe u zgjeruan më tej. Për ndryshimet e mundshme gjuhësore terminologjike midis gjermanishtes zvicerane dhe gjermanishtes letrare janë dhënë në çdo rast shënimet e nevojshme. Përkthimi i termat në gjuhën shqipe u krye duke marrë në konsideratë termat gjegjëse të tyre në praktikat e zakonshme të bankave në Shqipëri, në rastet kur ato ekzistojnë.
Për kritika, sugjerime, plotësime dhe korrigjime, për të cilat unë ju jam mirënjohës, drejtohuni në adresën time të postës elektronike dritan.halili@gmx.de. Shumë faleminderit.
Dritan Halili
Munih, shkurt 2005
1
A
abandonnieren | abandonner | abbandonare | abandon | heq dorë Dorëheqje nga një marrëveshje me afat nëpërmjet pagimit paraprak të shpërblimit për mosrespektimin e marrëveshjes (primit). abdecken (1) garantir | garantire | cover | mbulon; garanton Jep mjete sigurie për një detyrim të pambuluar. (2) amortir; payer (une dette) | ammortare | repay | shlyerje Shlyen një detyrim me anë të pagesës. abläuten Shih „Stop Trading“. Abrechnungsstellen | chambres de compensation | stanze di compensazione | clearing offices; clearing houses | zyrë e kliringut Zyra e kliringut është një njësi e krijuar për kompensimin e të drejtave të pjesshme të blerjes, me qëllim të racionalizimit të tregtisë së letrave me vlerë dhe të kryerjes së urdhërxhirimeve bankare. Zyrat lokale të kliringut ekzistojnë në të gjitha bankat e mëdha, por janë zëvendësuar pjesërisht prej atyre që punojnë në tregje kombëtare e ndërkombëtare. Shih edhe „Bankclearing“ ose „Wertpapierclearing“. ABS Shkurtesa e „Asset-backed securities“ (= letrave me vlerë të mbuluara me mjete). Abschlag Shih „Disagio“. |
Abschlagsdividende | dividende intérimaire | dividendo interinale | partial dividend | dividend i pjesshëm Ndarje e dividendëve vjetorë në të përkohshëm dhe në përfundimtarë pas përfundimit të vitit ushtrimor. Në Britaninë e Madhe dhe në SHBA kjo praktikë është e zakonshme, kurse në Zvicër e ndaluar. abschließen (ein Konto) | solder un compte | chiudere un conto | close an account | mbyll (një llogari) Mbyllja e llogarisë duke llogaritur interesat dhe shpenzimet, deri në datën e mbylljes. Abschluss (1) Jahresabschluss | bouclement | chiusura | financial statement | pasqyra financiare Rezultati ekonomik i ndërmarrjes, i shprehur me anë të bilancit dhe pasqyrës së fitimit e të humbjes. Ky term përdoret si sinonim i termit „Geschäftsabschluss“. (2) Vertragsabschluss | contrat | contratto | transaction | kontratë; lidhje kontrate Transaksioni që kryhet në tregtinë e bursës. Në Bursën Zvicerane me këtë term nënkuptohen të gjitha transaksionet e letrave me vlerë që kryhen midis anëtarëve të regjistruar ose në bursë ose jashtë saj. Abschlusskurs | cours fait (lors d′une séance de Bourse) | corso negoziato | trading price | kurs i tregtimit Kursi me të cilin kryhet xhiroja e bursës. Çdo kurs tregtimi regjistrohet si kurs i paguar dhe publikohet në faqen zyrtare të kurseve të bursës elektronike (pas arritjes së njësisë minimale për kuotim). Në ndryshim nga kursi i tregtimit, me kursin e shitjes nënkuptohet kursi i ofertës, |
2
ndërsa me kursin e blerjeve nënkuptohet kursi i kërkesës. Kursi i tregtimit në bursë në një ditë të caktuar për një titull burse quhet kursi i hapjes, ndërsa kursi i tregtimit në fund, kursi përfundimtar. Abschnitt | coupure | taglio | denomination unit | kupon (1) Titull i veçantë i një obligacioni. (2) Kambial i veçantë. Abschreibung | amortissement | ammortamento | depreciation; amortization; write-off | amortizim; zhvlerësim Marrje parasysh e pakësimit gradual – për shkaqe teknike dhe ekonomike – e vlerës së makinerive, pajisjeve dhe të mallrave në depo, të paraqitura në bilanc nëpërmjet zhvlerësimit të rregullt të vlerës kontabël, në ngarkim të llogarisë së fitimit dhe humbjes. Gjithashtu, edhe kërkesat kundrejt debitorëve të paaftë për të paguar mund të amortizohen. Shih edhe „Risk delkredere“. Absicherung | couverture; garantie | hedging | hedging | garanci mbulimi; „hedging“ Përdorimi i një strategjie për mbrojtjen e një pozicioni ose të një portofoli kundrejt luhatjeve të dëmshme të tregut. Shih edhe „Hedgegeschäft“. Abtretung Shih „Zession“. Abwertung | dévaluation | svalutazione | devaluation; depreciation | zhvlerësim Pakësimi i vlerës së jashtme të një monedhe. Në një sistem të kurseve fikse të shkëmbimit të monedhave ose të kurseve të lidhura në bllok zhvlerësimi kryhet me ligj ose nga organet shtetërore, nëpërmjet uljes së paritetit të monedhave të caktuara kundrejt monedhave të tjera ose monedhës kryesore (më përpara kanë qenë monedhat e arit). Në rastin e kurseve fleksibël të shkëmbimit zhvlerësimi kryhet |
kryhet me anë të uljes së kursit të shkëmbimit në tregun e valutës sipas ndryshimeve të kërkesës dhe ofertës. Antonimi: „Werterhöhung“. Abwicklungsrisiko Shih „Risiko“. Abzahlungsgeschäft Shih „Konsumkredit“. à découvert Shih „Leerverkauf“. adjustieren | ajuster | rettificare | adjust | axhustim Korrigjimi i kurseve të aksioneve në rastet e ndryshimit të kapitalit, sidomos në rastin e humbjes së të drejtave të nënshkrimit ose kur bëhen ndarje ose bashkime aksionesh. ADR Shkurtesa e „American Depositary Receipt“ (= certifikatës amerikane të depozitës). Ajo është një certifikatë emërore e emetuar dhe e tregtuar në tregjet amerikane, e cila vërteton posedimin e një certifikatë pjesëmarrjeje („Beteiligungspapier“) në një ndërmarrje joamerikane. Certifikatat e depozitës regjistrohen në Komisionin e Letrave e Vlerë („SEC“) dhe kuotohen në dollarë amerikanë. Pronarët e tyre kanë parimisht të njëjtat të drejta anëtarësie dhe pronësie si aksionarët. Affidavit | affidavit | affidavit | affidavit | deklaratë në vend të betimit; afidavit Deklarata që bëhet në vend të bërjes së një betimi para gjyqit për të vërtetuar një të drejtë, sidomos në tregtinë e letrave me vlerë, p.sh. për burimin dhe pronësinë e letrave me vlerë. AGB Shkurtesa e „Allgemeine Geschäftsbedingungen“ (= kushteve të përgjithshme të |
3
tregtisë) për bankat. Agent | agent | agente | agent | agjent Subjekt ekonomiko-ligjor i pavarur, objekt i veprimtarinë ekonomike të së cilit është ndërmjetësimi dhe kryerja e transaksioneve në emër të të tretëve. agent de change Emërtim frëngjisht i ndërmjetësit ose i tregtarit të bursës. Agio | agio; prime | aggio; premio | agio; premium | axhio; prim; kapar Ndryshimi midis vlerës nominale dhe vlerës më të lartë të kursit të një letre me vlerë në tregtinë e bursës, i shprehur në përqindje (p.sh. e një obligacioni). Në tregtinë e monedhave quhet shtesa e çmimit të një monedhe (ose medaljeje) kundrejt vlerës së metalit. Në tregtinë e valutës quhet diferenca midis kursit të tashëm të arkëtimit dhe kursit më të lartë në kontratat e së ardhmes. Antonimi: „Disagio“. Akkreditiv | accréditif; lettre de crédit | credito documentario | letter of credit | akreditiv; letër kredie Shih „Dokumentenakkreditiv“. Akkreditiv-Auftrag | ordre d′ouverture d′un crédit documentaire | ordine per l′apertura di un credito documentario | application for letter of credit | urdhër i hapjes së akreditivit Urdhër me shkrim i një klienti (blerësi) ndaj bankës së tij që kjo e fundit të hapë një akreditiv në favor të shitësit (njoftimi bëhet në shumicën e rasteve nga banka korrespondente jashtë shtetit). Shih edhe „Dokumentenakkreditiv“. Akkreditiv-Eröffnung | ouverture d′un crédit documentaire | apertura di un credito documentario | letter of credit opening | hapje e akreditivit Shkresë e bankës së urdhëruesit në të |
cilën i tregohet përfituesit hapja e akreditivit. Akkumulierungsfonds Shih „Thesaurierende Fonds“. Aktie | action | azione | share | aksion Letër me vlerë që vërteton pjesën në kapitalin e shoqërisë aksionare. Ajo i siguron pronarit të drejtat e anëtarësisë (të drejtën e votës dhe të zgjedhjes në asamblenë e përgjithshme, të drejtën e kontrollit dhe të informimit) dhe të drejtat e pronësisë (të drejtat mbi pjesën e fitimit, si dhe kuotën përkatëse të pjesëmarrjes në rritjen e kapitalit ose në rezultatin e likuidimit të shoqërisë). Shih edhe „Dividendenpapier“ dhe „Beteiligungspapier“. Aktien, junge | actions nouvelles | azioni nuove | new shares | aksione të reja Aksione të reja, të emetuara me rastin e rritjes së kapitalit, të cilat nuk të japin të drejtë për të marrë dividendë vjetorë të plotë, dhe prandaj tregtohen veças. Aktienaufteilung Shih „Split“. Aktienbuch Shih „Aktienregister“. Aktienfonds | fonds de placement en actions | fondo d′investimento azionario | equity fund | fond investimi Fonde investimi të cilat investojnë pasurinë e tyre zakonisht në aksione. Aktiengesellschaft | société anonyme | società anonima | joint stock company (GB); corporation (USA) | shoqëri aksionare; shoqëri anonime Shoqëri aksionare quhet një shoqëri me kapital të përbashkët, kapitali themeltar i së cilës është i caktuar me ligj (kapitali aksionar) dhe ndahet në shuma të pjesshme (aksione) |
4
Aktienindex | indice des actions | indice azionario | share index | indeks i aksioneve Tregues i ecurisë së kurseve të aksioneve në një ose më shumë bursa. Ecuria e kurseve të aksioneve pasqyrohet në Zvicër kryesisht në indeksin „Swiss Performance Index, SPI“ dhe „Swiss Market Index, SMI“. Indeksi më i vjetër dhe më i njohur i SHBA-ve është „Dow-Jones-Index“. Me anë të ponderimit të treguesve të veçantë dhe konvertimeve në një monedhë të përbashkët llogariten edhe treguesit ndërkombëtarë. Aktienkapital | capital-actions | capitale azionario | share capital (GB); capital stock (USA) | kapital aksionar Kapital themeltar i një shoqërie aksionare. Aktienmantel | manteau d′action | manto | share certificate | certifikatë aksioni Certifikata e aksionit është pjesa e kryesore e aksionit, pa fletën e kuponit dhe të talonit. Ajo vërteton të drejtën individuale mbi pjesën në kapitalin aksionar. Aktienpaket | lot d′actions | pacchetto azionario | block of shares | paketë aksionesh Sasi e madhe aksionesh të së njëjtës shoqëri. Aktienregister | registre des actions | registro delle azioni | share register | regjistri i aksionarëve Regjistër i aksionarëve quhet regjistri i pronarëve të aksioneve emërore. Sipas ligjit zviceran, regjistrimi në regjistrin e aksionarëve bëhet me kushtin e vërtetimit të pronësisë mbi aksionet ose të së drejtës ligjore për shfrytëzimin e tyre (uzufruktit). Në marrëdhëniet me shoqërinë, aksionar ose uzufruktar quhet personi i cili është regjistruar në regjistrin e aksionarëve. Aktienring | corbeille des actions | corbeille delle azioni | share ring | rreth i aksioneve |
Rrethi i bursës në të cilin tregtohen aksionet. Aktiensplit | division d′actions | frazionamento di azioni | split | ndarje e aksioneve; „split“ Ndarje e aksionit në shumë aksione me një vlerë nominale më të vogël (p.sh. ndarja e një aksioni me vlerë 500,- Fr. në 5 aksione me vlerë 100,- Fr.), pa ndryshuar shumën e përgjithshme të kapitalit themeltar. Sipas ligjit në Zvicër, vlera nominale e një aksioni duhet të jetë së paku 10,- Fr. Antonimi: „Aktienzusammenlegung“. Aktiensymbol | symbole de l′action | simbolo dell′azione | ticker symbol | simbol i aksioneve Emërtimi i shkurtuar në formë i kodit të një aksioni, p.sh. „UBS N për aksionin emëror të „Union Bank of Switzerland AG“. Aktienwarrant | Warrant sur actions | Warrant su azioni | Stock warrant | certifikatë opsioni për aksionet; „warrent“ aksionesh Varanti i aksioneve përmban të drejtën – por jo detyrimin – për të blerë një sasi të caktuar (sipas raportit të blerjes) të një titulli bazë ose për të marrë një kompensim në para për këtë të drejtë. Blerësi i një opsioni blerjeje („Call“) shpreson në rritjen e vlerës bazë. Në qoftë se ndodh kjo në treg, atëherë rritet kursi i certifikatës së opsionit, zakonisht kur faktorët e tjerë mbeten konstantë. Sinonimi: „Optionsschein“. Aktienzertifikat | certificat d′actions | certificato azionario | stock certificate | certifikatë aksionesh (1) Vërtetim për aksionet e depozituara, me qëllim që të mundësohet ose të lehtësohet tregtimi i tyre në bursë. Në Bursën Zvicerane tregtimi i shumë aksioneve të |
5
huaja kryhet me anë të certifikatave. (2) Një formë e veçantë e certifikatës së aksioneve është certifikata e pjesshme, e cila vërteton të drejtat e pronësisë mbi një aksion në bazë të një treguesi thyesor (p.sh. një e dhjeta). (3) Vërtetim për një numër të caktuar të aksioneve, në qoftë se shoqëria aksionare ka një numër të vogël anëtarësh dhe shumë aksione ndodhen një zotërim të një aksionari. Në një rast të tillë nuk lëshohen tituj të veçantë. Aktienzusammenlegung | regroupement d′actions | raggruppamento di azioni | reverse split | bashkim aksionesh; rigrupim aksionesh Ristrukturimi i kapitalit aksionar të një shoqërie me anë të bashkimit të shumë aksioneve ekzistuese në një aksion të ri ose duke bashkuar aksionet e preferuara dhe të zakonshme në një kategori të vetme aksionesh. Antonimi: „Aktienaufteilung“ ose „Split“. Aktionär | actionnaire | azionista | shareholder; stockholder | aksionar Aksionar quhet një pjesëmarrës në një shoqëri aksionare, si dhe nëdorësi i një aksioni ose i shumë aksioneve. Aktiva | actifs | attivo | assets | aktive Elemente pasurore të pasqyruara në bilancin e ndërmarrjes (mjete xhiruese, depozita, mallra në depo, makineri e pajisje, pjesëmarrje etj.). Antonimi: „Passiva“ Aktiva, leicht verwertbare | actifs facilement réalisables | attivi facilmente realizzabili | easily marketable assets | aktive të realizueshme shpejt Pjesë e aktiveve të një banke në sektorin bankar të cilat duhet të merren parasysh në pasqyrimin e likuiditetit, p.sh. kambialet e skontueshme në Bankën Kombëtare ose obligacione me të drejtë konfiskimi. |
Aktiva, transitorische | actifs transitoires | ratei e risconti attivi | prepaid expenses | shpenzime të paguara në avancë Zëra të parapaguar dhe të shtyrë të regjistruar në anën aktive të bilancit, si p.sh. shpenzimet që janë paguar në vitin e kaluar ushtrimor, por që i përkasin vitit të ardhshëm. Antonimi: „Passiva, transitorische“. Shih edhe „Rechnungsabgrenzungsposten“. Aktivgeschäft | opérations actives | operazioni attive | lending business | transaksion aktiv; operacion aktiv Koncept i përgjithshëm për të karakterizuar të gjitha transaksionet bankare që prekin anën aktive të bilancit të bankës. Në kuptimin më të ngushtë, nënkuptohen kërkesat për arkëtim (kreditë, pajisjet e hipotekave, skontimet e kambialeve etj.) kundrejt klientëve ose bankave. Antonimi: „Passivgeschäft“. Aktivzinsen | intérêts actifs | interessi attivi | interest received; interest earned | interesa aktive Interesa të cilat banka i arkëton për dhënien e huave bankare. Ata përbëhen nga kostot e rifinancimit, shpërblimet e risqeve dhe shumës së fitimit. Antonimi: „Passivzinsen“. Akzept | acceptation | accettazione | acceptance | pranim; akcept Pranim i një kambiali të tërhequr (të lëshuar për t’u nënshkruar) nga pritësi, i cili detyrohet në këtë mënyrë të paguajë kambialin. Deklarata e pranimit dhe nënshkrimi i pritësit shënohen në faqen e parë, ku vetë nënshkrimi i pritësit konsiderohet si pranim. Me termin „pranim“ apo „aksept“ nënkuptohet edhe një kambial i pranuar. Antonimi: „Trate“. Akzept-Auftrag | ordre accepté | accept order | accept order | urdhërpranim Pranimi i një urdhri në Bursën Zvicerane i cili është regjistruar më parë në regjistrin qendror të urdhrave. |
6
Akzeptkredit | crédit par acceptation | credito di accettazione | acceptance credit | kredit me pranim kambiali Kredia afatshkurtër që i akordohet klientit nga banka, duke tërhequr (lëshuar për t’u nënshkruar) kambiale në një masë të caktuar (deri në limitin e kredisë). Këto kambiale pranohen nga banka në bazë të kontratës, dhe në shumicën e rasteve skontohen prej saj. à la criée Shih „Criée-Handel“. Allfinanz | bancassurance | bancassicurazione | allfinanz; bancassurance | integrim financiar Integrimi i të gjitha llojeve të shërbimeve financiare në një ndërmarrje të vetme ose bashkëpunimi kontraktor a në formën e pjesëmarrjeve kapitale të instituteve financiare të sektorëve të ndryshëm. Objektivat e synuara janë dhënia e ofertave për produktet bankare dhe ato të sigurimit. Në kuptimin më të përgjithshëm, ky term përmbledh të gjithë spektrin e shërbimeve financiare. Allgemeine Geschäftsbedingungen | conditions générales | condizioni generali | general business condition | kushtet e përgjithshme të kontratës Kushtet e kontratës të cilat formulohen paraprakisht dhe në përgjithësi, duke pasur parasysh numrin e madh të kontratave të një lloji të caktuar. Ato janë pjesë përbërëse të kontratave të cilat një ndërmarrje (p.sh. një bankë) lidh me partnerët e saj ekonomikë. Shkurtesa në gjermanisht është „AGB“. Allokation Shih „Zuteilung“. Allonge | allonge | allungamento | addendum | alonzhë; fletështesë Shtojcë e lidhur me një titull (kambial, aksion emëror), që përdoret për xhirime. |
Allround fund | fonds de placement universel | fondo allround | allround fund; balanced fund | fond me pozicionim universal Fond investimi, i investuar në mbarë botën, politika e investimit të së cilit është e hapur për të gjithë vendet, rajonet, fushat dhe llojet e titujve. Alpha | Alpha | Alfa | Alpha | Alfa Alfa është treguesi i rendimentit. Në qoftë se rendimenti i një titulli a portofoli është më i madh se risku i pritshëm i tregut, atëherë vlera e alfës është pozitive. Në të kundërtën, në qoftë se rendimenti mesatar është më i vogël, vlera e alfës është negative. Shih edhe „Beta“. amerikanische Option | option à l′américaine | opzione di tipo americana | american- style option | amerikanishe opsion Marrëveshje me afat për ushtrimin e një mundësie (opsioni), e cila mund të mund të shfrytëzohet para ose pas datës së skadimit të afatit. Antonimi: „Europäische Option“. am Geld | à la monnaie | at the money | at the money | në para Gjendje e tregut për një opsion në të cilën çmimi i shfrytëzimit të tij është ose i barabartë ose më i lartë sesa çmimi aktual i arkëtimit (çmimi i arkës) së titullit bazë. Shih edhe „aus dem Geld“, „im Geld“. Amortisation | amortissement | ammortamento | amortization | amortizim; shlyerje (1) Shlyerja me këste e një detyrimi. Në këtë kontekst mund të flitet për obligacione dhe hipoteka të amortizueshme, në qoftë se shlyerja e tyre kryhet periodikisht. (2) Shfuqizimi i letrave me vlerë, librezave të kursimit, të investimit dhe të depozitimit që kanë humbur. (3) Amortizimi kontabël. |
7
Anlage | placement | investimento |
investment | investim Mjetet monetare, të investuara në tregun e parasë ose të kapitalit, cilësohen si investime kapitale. Investimet në vlera materiale, si p.sh. pasuri të patundshme, metale të çmuara ose objekte artistike quhen investime materiale. Anlageauftrag | ordre de placement | ordine per investimenti | order for investment | urdhër investimi Urdhri i investimit është një mjet – zakonisht në formë formulari – për lehtësimin e punës në administrimin e pasurisë. Nëpërmjet tij banka ngarkohet me detyrën e investimit deri një kufi të caktuar. Pra, banka shërben si përfaqësuese e klientit duke blerë në emrin e vet, por për llogari të klientit, p.sh. letra me vlerë në bursë ose duke kryer investime të tjera të ngjashme. Anlageberatung | conseil en placement | consulenza finanziaria | investment advisory services | këshillim për investime Shërbimi i specializuar i bankave dhe i qendrave të tjera, të specializuara për investime pasurish. Këshillimi bëhet duke marrë parasysh nevojat themelore të klientëve, d.m.th. prirjen për rritjen e vlerës së kapitalit ose për rritjen e fitimit. Ndryshe nga rasti i depozitës së administrimit të pasurisë, tek këshillimet për investime është vetë klienti ai që i merr vendimet e investimit. Anlagefonds | fonds de placement | fondo d’investimento | unit trust (GB); mutual fund (USA); investment fund | fond investimi Sipas së drejtës zvicerane, fondi i investimit është një pasuri që përdoret, në bazë të reklamave publike të investuesve, për qëllime të investimeve të përbashkëta kapitale dhe administrohet zakonisht prej drejtuesve të fondit, sipas parimit të shpërndarjes së riskut për llogari të investuesve. Investimi i pasurisë së fondit |
kryhet sipas llojit të fondit në letra me vlerë, instrumente të tregut të parasë ose në pasuri të patundshme. Krahas këtyre, ekzistojnë edhe produkte speciale të fondit, si dhe fonde strategjike investimi. („Fonds-Spezialprodukte“ dhe „Anlagestrategiefonds“). Fondet zvicerane të investimit duhet të jenë të pajisura me kapital variabël dhe janë të detyruara të pranojnë në çdo kohë kthimet e pjesëve (certifikatave të pjesëmarrjeve). Ndër llojet e fondeve investuese mund të përmenden: fondet e efekteve, fondet e tregut të parasë, fondet e trojeve, fondet shtetërore, fondet e rajoneve, fondet e degëve të ndryshme të ekonomisë etj. Anlagekonto Shih „Anleger-Konto“. Anlageliste | liste de placement | lista di collocamenti | recommended list | listë e rekomandimit të investimeve Listë e përpiluar periodikisht prej një banke, e cila përmban një mundësi për zgjedhjen e investimit në letrat me vlerë të rekomanduara. Sinonimi: „Empfehlungsliste“. Anlagepapier | titre de placement | titolo d’investimento | investment security paper | titull investimi Letër me vlerë e cila përdoret veçanërisht për investime afatgjata. Sinonimi: „Anlagewert“. Anlagepolitik | politique de placement | politica d’investimento | investment policy | politikë investimi Politikë investimi quhet tërësia e të gjitha masave që merren për arritjen e një qëllimi të caktuar investimi. Në varësi të kushteve të veçanta të investuesit, i kushtohet një rëndësi e veçantë sigurisë, rendimentit, perspektivave të kursit dhe të rritjes së tij. Po ashtu, një rol të rëndësishëm luan zgjedhja e kohës së duhur për blerjen dhe shitjen (anglisht „timing“). |
- Quote paper
- Dritan Halili (Author), 2005, Fjalorth shpjegues i terminologjisë bankare, Munich, GRIN Verlag, https://www.grin.com/document/121289
-
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X. -
Upload your own papers! Earn money and win an iPhone X.